Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Holanda e Danimarka do t’ia dërgojnë Ukrainës 14 tanke Leopard

Tanket Leopard

Tanket Leopard

Foto: Associated Press

Holanda dhe Danimarka janë të gatshme t’i dërgojnë 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë, ka bërë të ditur ministria holandeze e Mbrojtjes të enjten.

Të dyja vendet, në prill të vitit të kaluar kanë deklaruar se do t’i blinin tanket nga një vend tjetër dhe do t’i bënin ato gati për fushën e betejës në Ukrainë, raporton Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Tanket janë rishikuar plotësisht nga prodhuesi gjerman i armëve ‘Rheinmetall’ dhe pas muajsh testimi tani janë gati për t'u dorëzuar para fundit të verës”, ka bërë të ditur ministria holandeze.

Ministria nuk e ka bërë të ditur datën e dërgesës.

“Tanket Leopard 2A4 mund të ndihmojnë Ukrainën të fitojë në fushën e betejës”, thuhet në një deklaratë.

"Ato kanë fuqi të madhe zjarri, ofrojnë mbrojtje të mirë për ekuipazhin e tyre dhe janë të shpejta”, thuhet më tej në deklaratë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar vazhdon ndihmë ushtarake nga aleatët perëndimorë.