Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Rasmussen, ka thënë se pajtohet në parim që Danimarka të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë.
TheGuardian ka raportuar të hënën se ai u shpreh që është e rëndësishme që Evropa t'u dërgojë sinjale të qarta presidentit rus, Vladimir Putin dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai ka shtuar se pajtohet që të dërgohen trupa në Ukrainë, në rast se lindin rrethanat e duhura për një marrëveshje armëpushimi mes Rusisë e Ukrainës.
Danimarka do të marrë pjesë të martën në takimin e shefave të shtabit ushtarak nga shumë vende evropiane, të ftuara nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Artikuj të ngjashëm
-
Çfarëdo trupa të huaja në Ukrainë do të jenë objektiva legjitimë, thotë Moska
-
Lavrovi paralajmëron se trupat evropiane në Ukrainë do të ishin “shënjestër legjitime”
-
Kremlini thotë se mund ta diskutojë çështjen e vendosjes së trupave evropiane në Ukrainë
-
Macron: 26 shtete të gatshme për dërgimin e trupave në Ukrainë
-
Më shumë presion ndaj Putinit për ndaljen e sulmeve në Ukrainë, thotë Rasmussen