Rusia ka ripsërsëritur qëndrimin e saj të kahershëm për t'i shpallur forcat perëndimore në Ukrainë "objektiva legjitime" të enjten, dy ditë pasi Franca dhe Mbretëria e Bashkuar u zotuan të dërgonin trupa atje në rast të një marrëveshjeje paqeje.
"Ministria e Jashtme Ruse paralajmëron se vendosja e njësive ushtarake, objekteve ushtarake, depove dhe infrastrukturës tjetër të vendeve perëndimore në territorin e Ukrainës do të klasifikohet si ndërhyrje e huaj", ka thënë zëdhënësja Maria Zakharova në një deklaratë.
Ajo po komentonte një "deklaratë qëllimi" të nënshkruar nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, të martën në takimin e fundit të të ashtuquajturit “Koalicion i të Vullnetshmëve” ku ata ranë dakord për vendosjen e forcave në Ukrainë në rast të një marrëveshjeje paqeje.
Rusia ka kundërshtuar prej kohësh praninë e çdo trupe perëndimore në Ukrainë.
Zakharova ka thënë se "këto paralajmërime janë shprehur vazhdimisht në nivelin më të lartë dhe mbeten relevante".
-
Lavrovi paralajmëron se trupat evropiane në Ukrainë do të ishin “shënjestër legjitime”
-
Paralajmërimi i Putinit: Trupat perëndimore në Ukrainë do të jenë objektiva legjitime për Rusinë
-
Macron: Rusia s’mund të vendosë lidhur me vendosjen e paqeruajtësve në Ukrainë
-
Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen
-
Si ishin ditët e para të luftës në Ukrainë?