Gjermania njoftoi të premten se do t’i dërgojë Ukrainës dy sisteme të tjera raketore Patriot, pasi arriti një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara që Berlini të jetë i pari në radhë për të marrë sistemet më të reja në këmbim të ndihmës për Kievin.
“Falë angazhimit të SHBA-së, Gjermania mund fillimisht të mbështesë Ukrainën me hedhës raketash dhe më pas me komponentë të tjerë shtesë të sistemit Patriot”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, në një deklaratë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUshtria gjermane do të dërgojë fillimisht disa hedhës raketash Patriot në ditët në vijim, ndërsa pjesët e tjera të sistemit do të dorëzohen brenda dy ose tre muajve të ardhshëm, raporton Reuters.
Në këmbim, Berlini do të marrë sisteme të reja Patriot nga Shtetet e Bashkuara me një ritëm të përshpejtuar, për të cilat po siguron financimin vetë.
Nevojat e Ukrainës për mbrojtje ajrore janë shtuar ndjeshëm pasi Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore në shkallë të gjerë gjatë kësaj vere. Sistemet Patriot janë treguar veçanërisht efektive në shkatërrimin e raketave balistike ruse.
Gjermania ka dorëzuar tashmë tri sisteme Patriot në Ukrainë dhe njoftoi të premten se dërgimi i sistemeve shtesë nuk do të ndikojë në angazhimet e saj ndaj aleancës së NATO-s.