Përfaqësuesit e më shumë se 50 vendeve janë mbledhur të premten (sot) në Bruksel për të diskutuar rreth mbështetjes dhe masave të mëtutjeshme për t’i dalë në ndihmë Ukrainës. Për dallim nga raportimet e kaluara, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjithashtu do të marrë pjesë nëpërmjet videolidhjes.
Në deklaratën e tij hyrëse, teksa mbërriti në selinë e NATO-s në Bruksel, ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, ka deklaruar se Gjermania do t’i dërgojë ndihma të reja ushtarake Ukrainës, transmeton The Guardian.
Gjermania do të ofrojë edhe katër sisteme mbrojtjeje ajrore IRIS-T së bashku me raketat përkatëse, si dhe 30 raketa shtesë për sistemet Patriot. Ai ka thënë se liderët do të “diskutojnë” po ashtu mbi kërkesën e Ukrainës për të prodhuar raketa.
Ai u pyet nga gazetarët për planet e zhvillimit të një force paqeruajtëse që mund të përfshijë trupa evropiane në Ukrainë, por ka shtuar se nuk dëshiron të deklarohet publikisht rreth kësaj çështjeje.
“Ne do të gjejmë një mënyrë për të shkuar atje ku duhet, por deri atëherë, do të ishte më mirë ta diskutojmë këtë brenda nesh sesa publikisht”, ka thënë Pistorius.
-
Gjermania do të dërgojë dy sisteme Patriot në Ukrainë
-
Gjermania konfirmon planet për të blerë “më shumë se tri” sisteme Patriot për Ukrainën
-
Merz lë të kuptohet se mund të dërgojë raketa Taurus në Ukrainë
-
Zelensky: Prioriteti i Ukrainës është mbrojtja ajrore
-
Gjermania flet për një prani afër Ukrainës në rast të armëpushimit