Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka kërkuar liderëve ndërkombëtarë të rrisin presionin e tyre ndaj Rusisë, pasi forcat e Moskës intensifikuan sulmet në Ukrainë gjatë natës.
Si pasojë e sulmeve kanë mbetur të vdekur të paktën 12 persona, tre prej tyre fëmijë.
Udhëheqësi ukrainas ka thënë se shpëtimtarët po punojnë në mbi 30 qytete dhe fshatra të Ukrainës pasi gati 300 dronë sulmues dhe pothuajse 70 raketa, përfshirë ato balistike, u lëshuan nga Rusia gjatë natës.
“Çdo sulm i tillë terrorist rus është një arsye e mjaftueshme për sanksione të reja kundër Rusisë. Rusia po e zvarrit këtë luftë dhe vazhdon të vrasë çdo ditë. Bota mund të shkojë në një pushim fundjave, por lufta vazhdon, pavarësisht fundjavave dhe ditëve të javës. Kjo nuk mund të injorohet. Heshtja e Amerikës, heshtja e të tjerëve në mbarë botën vetëm inkurajon Putinin”, ka shkruar Zelensky në X, raporton The Guardian.
Sipas tij, pa presion të fortë mbi udhëheqjen ruse, ky brutalitet nuk mund të ndalet.
“Sanksionet sigurisht që do të ndihmojnë. Vendosmëria ka rëndësi tani, vendosmëria e Shteteve të Bashkuara, e vendeve evropiane dhe e të gjithë atyre në mbarë botën që kërkojnë paqe”, ka shtuar ai.
-
Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, të paktën shtatë të vdekur
-
Zelensky thotë se Rusia lëshoi 500 dronë e vrau katër persona në sulmin e fundit
-
Zelensky kërkon sanksione më të rënda ndaj Rusisë pas sulmit vdekjeprurës në Kiev
-
Zelensky: Rusia duhet të mbahet përgjegjëse
-
Zelensky: Duhet ta shtojmë presionin mbi vrasësit