Botë

Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, të paktën shtatë të vdekur

Lufta ne Ukraine

Sulmet intensive ruse me dronë dhe raketa në disa qytet në Ukrainë kanë lënë të paktën shtatë të vdekur, përfshirë dy fëmijë, ka njoftuar presidenti, Volodymyr Zelensky.

26 persona të tjerë janë plagosur, në një natë tjetër sulmesh që ai tha se vërtetuan se Moska nuk ishte nën presion të mjaftueshëm për luftën e saj të vazhdueshme.

Orë më parë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se planet e tij për një samit të afërt në Budapest me presidentin rus, Vladimir Putin, ishin shtyrë me arsyetimin se nuk donte një "takim të humbur".

Kremlini ka hedhur poshtë thirrjet për armëpushim përgjatë vijave aktuale të frontit të bëra si nga Trumpi ashtu edhe nga udhëheqësit evropianë.

Ndërkohë, ushtria e Ukrainës ka thënë se kishte sulmuar një fabrikë kimike ruse në rajonin kufitar të Bryansk vonë të martën me raketa “Storm Shadoë” të furnizuara nga Mbretëria e Bashkuar.

Duke e quajtur sulmin "një goditje të suksesshme" që depërtoi në sistemin rus të mbrojtjes ajrore, zyrtarët ushtarakë kanë thënë  se fabrika e Bryansk "prodhon barut, eksplozivë dhe përbërës të karburantit të raketave të përdorura nga armiku për të bombarduar territorin e Ukrainës".