Aprovimi i Shteteve të Bashkuara për përdorimin e armëve amerikane me rreze të gjatë nga Ukraina, nuk do të ketë ndikim në refuzimin e Gjermanisë për dërgimin e raketave “Taurus”, ka thënë një zëdhënës qeveritar të hënën.
Kancelari Olaf Scholz e ka përjashtuar mundësinë e ofrimit të raketave “Taurus”, të cilat kanë rreze veprimi deri në 500 kilometra dhe teorikisht mund të përdoren kundër objektivave të largëta në territorin rus, raporton agjencia AP.
Vendimi për t’ia lejuar Kievit përdorimin e Sistemit Ushtarak të Raketave Taktike, ose ATACM, për sulme të thella në Rusi, vjen pas pozicionimit të trupave verikoreane nga presidenti Vladimir Putin, përgjatë kufirit verior të Ukrainës, në përpjekje për t’i rifituar qindra milje territor të pushtuar nga forcat ukrainase në Khursk.
Lëvizja e Bidenit vjen gjithashtu pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në SHBA, i cili ka thënë se do të sillte fund të shpejtë të luftës dhe ka ngritur pasigurinë nëse administrata e tij do ta vazhdojë mbështetjen jetike ushtarake të SHBA-së për Ukrainën.
-
Scholz: S’do të dërgojmë ushtarë në Ukrainë për t’i mësuar si të përdorin raketën Taurus
-
Gjermania vendos kundër furnizimit të Ukrainës me raketat Taurus
-
Merzi thotë se aleatët e Kievit nuk do ta kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën
-
Merz lë të kuptohet se mund të dërgojë raketa Taurus në Ukrainë
-
Franca e Gjermania reagojnë pas vendimit të Bidenit për luftën në Ukrainë