Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania vendos kundër furnizimit të Ukrainës me raketat Taurus

Gjermania nuk do ta furnizojë Kievin me raketat Taurus, pasi një shumicë në Bundestag votoi kundër. Ka shqetësime rreth pasojave nëse Ukraina i përdor armët gjermane për ta sulmuar Rusinë.

Për muaj ka pasur thirrje që raketat Taurus të dërgohen në Ukrainë. Por, Bundestagu megjithatë i tha jo mocionit të partive opozitare që kërkuan që qeveria “përfundimisht t’i ofrojë Ukrainës numrin më të madh të mundshëm të raketave Taurus”.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, qytetet ukrainase janë sulmuar me raketa, artileri të rëndë e dronë. Ukraina ndërkohë ka bombarduar caqet ruse, raportoi DW. 

Është e paqartë nëse armët nga Perëndimi janë përdorur në sulmet ndaj Rusisë. Por, kjo është një pyetje kyçe për mbështetësit perëndimore të Ukrainës.

Gjithsesi, kancelari Olaf Scholz nuk do që Ukraina të furnizohet me raketa me rreze të gjatë nga Gjermania. Kjo për shkak se nuk do që ato të përdoren për të goditur caqet në Rusi, potencialisht duke e futur edhe Gjermaninë në luftë.

Artikuj të ngjashëm