Botë

Franca: Forcat izraelite s’guxojnë të futen në zonat tona të administruara në Jerusalem

Jean-Noël Barrot

Foto: Associated Press

Përsëritja e incidentit në Jerusalem, ku forcat e armatosura izraelite janë futur në një pronë të administruar nga Franca nuk duhet të ndodhë, ka thënë ministri i Jashtëm i Francës, para emisarit izraelit të martën.

Dy zyrtarë francezë të sigurisë me status diplomatik janë ndaluar shkurtimisht më 7 nëntor, pas lajmërimit të vizitës nga ministri Jean-Noël Barroti në kompleksin e Kishës së Pater Nosterit në Malin e Ullinjve, raporton Reuters.

Vendi, një e katërta e administruar nga Franca në Jerusalem, është nën përgjegjësinë e Parisit dhe nuk është hera e parë që lindin probleme sa i përket zotërimeve historike të Francës në Qytetin e Shenjtë.

“Është mundësi për Francën që ta ritheksojë se nuk do të tolerojë që forcat e armatosura izraelite të hyjnë në këto zona, për të cilat Franca është përgjegjëse, për të cilat ajo siguron mbrojtje”, ka thënë Barroti për televizionin France 24, kur është pyetur se çfarë do t’i thuhej ambasadorit.

Ambasadori izraelit pritet ta takojë shefin e stafit të Barrotit të martën.

Raportet Francë-Izrael janë përkeqësuar qëkur presidenti Emmanuel Macron bëri thirrje që t’i jepet fund armatosjes së Izraelit për sulme në Gazë.