Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar të ndalohet dërgimi i armëve në Izrael që përdoren në konfliktin në Gaza.
“Unë mendoj se prioriteti sot është kthimi te një zgjidhje politike dhe kjo mund të mundësohet nga ndalimi i furnizimit me armë për të kryer luftimet në Gaza”, ka thënë Macroni në një radio franceze.
“Franca nuk po jep asgjë”, ka shtuar ai.
Presidenti francez shprehu keqardhjen që situata në Gaza nuk po qetësohet, me gjithë përpjekjet diplomatike për të arritur armëpushim, veçanërisht me Izraelin.
Pas nisjes së operacionit izraelit kundër lëvizjes islamike pro-iraniane Hezbollah në Liban, Macroni kujtoi gjithashtu se “prioriteti është shmangia e përshkallëzimit”.
“Populli libanez nuk mund të viktimizohet dhe Libani nuk mund të bëhet Gaza e re”, ka deklaruar Macron.
-
Macroni sërish thërret për ndalim të dërgimit të armëve që mund të përdoren në Gaza e Liban
-
Franca e gatshme për ndërmjetësim mes Libanit dhe Izraelit
-
Macroni do ta dërgojë shefin e diplomacisë në Liban për ta ndaluar luftën Izrael-Hezbollah
-
Macroni i bën thirrje Izraelit të ndalojë vrasjen e foshnjave dhe grave në Gaza
-
Franca dhe Britania kërkojnë përfshirjen e Libanit në marrëveshjen për armëpushim