Ankara, 15 nëntor – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan konfirmoi se vendi i tij ishte i gatshëm për të blerë raketa amerikane Patriot, por pa hequr dorë nga raketat ruse S-400, blerja e të cilave ka tendosur marrëdhëniet me Uashingtonin.
Erdogani i bëri këto deklarata, të shfaqura në median turke, në bordin e avionit që po e kthente në Turqi, pas një takimi në Uashington me homologun amerikan, Donald Trump.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I kam bërë të ditur predentit amerikan, Trump se ne jemi të gatshëm për të blerë Patriot. Por, ne konsiderojmë se propozimi që konsiston për t’i blerë ato dhe për të braktisur S-400 do të ishte një cënim i sovranitetit tonë”, theksoi Erdogan.
Ankaraja ka blerë një sistem mbrojtës antiajror rus pavarësisht protestave të Uashingtonit, që thekson se S-400 nuk janë në përputhje me dispozitat e NATO-s, ku Turqia është anëtare.
SHBA-ja konfirmoi përveç të tjerave se blerja e këtij sistemi nga Ankaraja, livrimi i të cilës ka filluar në korrik, vë në rrezik sekretet teknologjike të F-35, një avion luftarak amerikan/AFP.