Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, ka thënë të martën se nuk vjen në shprehje që shteti i tij të tërhiqet nga marrëveshja me Rusinë për të blerë sistemet mbrojtëse raketore “S-400”.
Duke folur për gazetarët, Erdogan ka thënë se një ofertë nga SHBA-ja për të blerë “Patriot” nuk ishte e mirë sikur oferta e rusëve.
“Ne jemi të përkushtuar për marrëveshjen që kemi arritur”, ka thënë Erdogan për marrëveshjen me Moskën. “Nuk diskutohet që të tërhiqemi prapa”.
Marrëveshja e Turqisë për S-400 të Rusisë kishte alarmuar Washingtonin dhe aleatët tjerë të Turqisë në NATO, që kanë thënë se sistemi rus nuk është në pajtim me rrjetin e mbrojtjes së NATO-s.
Artikuj të ngjashëm
-
Erdogani planifikon blerjen e një tjetër sistemi raketor nga Rusia
-
Turqia planifikon të blejë ende raketa nga Rusia pavarësisht kundërshtimit nga SHBA-ja
-
Erdogan shprehet i gatshëm për blerjen e raketave Patriot pa hequr dorë nga S-400 ruse
-
Erdogan rithekson bashkëpunimin me Rusinë për sistemin e mbrojtjes ajrore
-
Erdogan: Nuk anulohet marrëveshja për blerje të S-400