Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se do ta konsiderojë blerjen e një sistemi raketor të dytë nga Rusia, ndonëse në kundërshtim me Shteteve e Bashkuara të Amerikës.
Në një intervistë për CBS News, Erdogan ka thënë se Turqia duhet të vendosë vetë për sistemin e saj të mbrojtjes.
Ai ka sqaruar se Turqisë nuk i është dhënë opsioni që të blejë raketa të prodhuara nga Amerika, dhe se SHBA-ja nuk i kishte dorëzuar avionët F-35 pavarësisht një pagese prej 1.4 miliardë dollarësh.
Turqia si anëtare e NATO-s, ishte hequr nga programi F-35, ndërkohë që zyrtarë të mbrojtjes ishin sanksionuar pasi ajo kishte blerë sistemin raketor rus të mbrojtjes, S-400.
SHBA-ja dënon ashpër përdorimin e sistemeve ruse të mbrojtjes brenda NATO-s, me arsyetimin se ato paraqesin kërcënim për F-35.
Ndërkohë, Turqia insiston se S-400 mund të përdoret në mënyrë të pavarur pa qenë i integruar sistemit e NATO-s dhe kësisoj nuk paraqet rrezik.
-
Erdogani planifikon blerjen e një tjetër sistemi raketor nga Rusia
-
Erdogani nuk tërhiqet nga S-400, por synon edhe aeroplanët amerikanë
-
Samiti i NATO-s në Turqi, cila pritet të jetë dhurata e Trumpit për Erdoganin?
-
Turqia do t’i kërkojë kompensim SHBA-së për largimin nga programi i avionëve
-
Erdogani sfidon SHBA-në, Turqia do të prodhojë aeroplanë dhe nëndetëse me Rusinë