Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha të premten se Turqia po vazhdonte të bënte pagesat në kuadër të marrëveshjes së saj me Rusinë për të blerë sistemet e mbrojtjes raketore S-400 dhe Shtetet e Bashkuara nuk kishin paraqitur të njëjtat kushte, kur ofruan të shisnin raketat Patriot.
“S-400 mban një vend të rëndësishëm në bisedimet tona. Argumentet e Shteteve të Bashkuara janë shumë të gabuara. Ne përfunduam procesin e S-400 dhe pagesat tona vazhdojnë”, u tha Erdogan gazetarëve në Stamboll kur u pyetën për bisedimet e tij të planifikuara në Moskë javën e ardhshme.
Edhe ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu tha të enjten se blerja e sistemeve të mbrojtjes nga raketat S-400 të Rusisë, është një “marrëveshje e bërë” dhe nuk mund të anulohet, përcjell tch.
Blerja e këtij sistemi raketor nga ana e Turqisë, ka bërë që të tensionohen marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Washingtonit, me këtë të fundit që ka kërkuar anulimin e kontratës.
Si masë presioni, Pentagoni bllokoi dërgimin e materialeve ndihmëse të avionëve F-35 në Turqi, duke u justifikuar se nuk mund të bashkëjetojnë me sistemin rus të mbrojtjes.
-
Erdogani planifikon blerjen e një tjetër sistemi raketor nga Rusia
-
Turqia planifikon të blejë ende raketa nga Rusia pavarësisht kundërshtimit nga SHBA-ja
-
Erdogan shprehet i gatshëm për blerjen e raketave Patriot pa hequr dorë nga S-400 ruse
-
Trumpi dhe Erdogani bisedojnë për sistemin rus S-400
-
Erdogan thotë se do të hakmerrej ndaj sanksioneve nga SHBA-ja