Kuba ka evakuuar më se 180 mijë qytetarë si pasojë e frikës se shirat e furishëm të stuhisë tropikale Elsa mund të gjenerojnë vërshime, një ditë pasi që në disa ishuj të Karaibeve ka shkaktuar së paku tre të vdekur.
Qeveria kubane ka hapur strehimore dhe ka nxitur në mbrojtjen e të korrave të kallamsheqerit e kakaos nga stuhia.
Me qindra qytetarë që jetojnë në viset malore janë strehuar nëpër shpella, në përgatitje për situatën.
Ndërkaq Qendra kombëtare për Uragane në Miami ka paralajmëruar se stuhia pritet që të humbasë gradualisht fuqinë përgjatë lëvizjes drejt Kubës.
Artikuj të ngjashëm
-
Stuhia tropikale Elsa i afrohet Kubës, evakuohen 70.000 njerëz
-
Të paktën 1 i vdekur e mijëra të evakuuar nga përmbytjet në Kubë
-
Kuba goditet për herë të dytë brenda një jave nga ndërprerja e energjisë elektrike
-
Uragani “Melissa” godet edhe Kubën
-
Xhamajka përgatitet për stuhinë më të fuqishme në historinë e saj