Uragani Melissa ka goditur Kubën me erëra prej 190 km/orë, pasi kaloi Xhamajkën si stuhia më e fortë që ka goditur vendin në historinë në vitet e fundit.
Në Xhamajkë, kryeministri Andreë Holness ka shpallur një "zonë fatkeqësie" dhe ka paralajmëruar për "ndikime shkatërruese".
Shkalla e dëmit në Xhamajkë nuk është bërë e qartë ende, por Holness ka paralajmëruar për dëme në shtëpi dhe spitale.
Pasi të godasë Kubën, uragani do të lëvizë në verilindje drejt Bahamas dhe Bermudës.