Botë

Xhamajka pritet të goditet brenda pak orësh nga stuhia më e fortë e vitit

Stuhia

Foto: Associated Press

Uragani Melissa, stuhia më e fortë në botë e vitit, pritet të godasë Xhamajka në orët e ardhshme.

Shumë xhamajkanë janë evakuuar por shpejtësia e ngadaltë e afrimit të stuhisë ka krijuar ankth për disa ditë, raporton BBC.

Disa parashikues të motit thonë se stuhia mund të mbetet e kategorisë pesë kur të arrijë në ishull.

Parashikuesit e motit besojnë se stuhia mund të jetë uragani më i fortë që ka goditur ndonjëherë Xhamajkën, me erëra prej 282 km/orë.

Uragani godet Xhamajkan me shpejtësi të erës prej 295km/orë

2 o. më parë / 28 tet 2025 18:15
Uragani

Photo: Associated Press

Uragani Melissa ka goditur të martën Xhamajkën me një shpejtësi maksimale të qëndrueshme të erës prej 295 km/orë, ka bërë të ditur Qendra Kombëtare e Uraganeve e SHBA-së.

Kjo do të thotë se urganai është ende i kategorisë së pestë.

Uragani po konsiderohet si stuhia më e fortë në botë këtë vit.