Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, ka njoftuar të premten konsumatorët se shërbimi i largimit të mbeturinave në qytetin e Prishtinës mund të ketë vonesa për shkak të testimit të unazës qendrore në kryeqytet.
“Për hir te transparencës se opinionit publik kompania “Pastrimi”, njofton se shërbimi i largimit të mbeturinave është duke vazhduar sipas orarit të Planit Operativ, por nga testimi i unazës qarkore mund të ketë ndonjë vonesë eventuale të shërbimit të largimit të mbeturinave”, thuhet në njoftim.
Kompania ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve duke premtuar se çdo vonesë në kryerjen e shërbimeve do të zëvendësohet.
Të premten ka nisur testim i tretë i unazës njëkahore në qendër të Prishtinës.
Testimi ka shkaktuar tollovi të mëdha në kryeqytet, derisa janë krijuar kolona të gjata veturash që në mëngjes.
-
Kryeqyteti në bërllok - “Pastrimi” arsyetohet me kamionët e prishur
-
“Pastrimi” arsyetohet për mosmbledhjen e bërllokut: Ka ndryshuar orari i operimit të deponisë
-
Banorë të Prishtinës ankohen se bërlloku s’po largohet me ditë
-
Komunat ku operon “Pastrimi” të gatshme për decentralizimin e ndërmarrjes
-
Punëtorët e “Pastrimit” vazhdojnë grevën para Komunës së Prishtinës