Pavarësisht se Komuna e Prishtinës ka pretenduar në vazhdimësi se po i largon mbeturinat nëpër të gjitha zonat ku ka operuar “Pastrimi” që kur punëtorët e kompanisë u futën në grevë dhe ndaluan shërbimin, banorët po ankohen se ato nuk po largohen.
Banorë të Prishtinës janë ankuar se mbeturinat për disa ditë nuk janë hequr e kanë thënë se gjendja është e tmerrshme.
Fotot që posedon KOHA të gjendjes me bërllokun të mërkurën u shkrepën në lagjen Kalabria. Sipas banorëve të rrugës “Nebih Gashi” bërlloku ka gjashtë ditë që s’është hequr.
Për javë, punëtorët e “Pastrimit” janë në grevë me kërkesën për shlyerje të borxhit. Sipas kompanisë, Komuna ia ka borxh 2.7 milionë euro, gjë e mohuar nga zyrtarët komunalë. Grevistët kanë edhe kërkesa të tjera, një prej të cilave është ndalimi i operatorëve privatë në grumbullimin e mbeturinave.
12 qershor, Prishtinë
3 qershor, Prishtinë