Kryetarët e komunave ku operon ndërmarrja “Pastrimi” janë takuar dhe shprehur të gatshëm për decentralizimin e kësaj ndërmarrjeje, thuhet në një njoftim të Komunës së Prishtinës.
Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se lidhur me zgjidhjen e statusit të ndërmarrjes, përfaqësuesit e ndërmarrjes janë njoftuar se është zhvilluar një takim i thirrur nga kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, me kryetarët e komunave tjera aksionare, “të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të iniciuar menjëherë procedurat e decentralizimit të ndërmarrjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi”.
Ndërkaq, u njoftua se të premten është mbajtur takim edhe me përfaqësuesit e sindikatës së “Pastrimit” me përfaqësues të Komunës së Prishtinës lidhur me kërkesat e parashtruara nga sindikata.
Nga komuna është thënë se grumbullimi i punëtorëve të “Pastrimit” para objektit të Komunës është i panevojshëm.
“Njëra ndër kërkesat kryesore – kontrata për menaxhimin e mbeturinave sipërfaqësore, në vlerë prej 1.5 milionë euro, tashmë është nënshkruar nga të dyja palët. Sa i përket kërkesave të tjera, përfshirë pagesën retroaktive për pesë muaj dhe nënshkrimin e kontratës bazike për shërbime të rregullta të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës, është propozuar që të shqyrtohen mundësitë për zgjidhje brenda kompetencave ekzekutive dhe legjislative të Kryeqytetit, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.
Edhe
Memorandumi me “Pastrimin” i parapriu kontratës së jashtëligjshme të Komunës së Prishtinës me privatët
Komuna e Prishtinës insiston se grumbullimi i mbeturinave në gjithë territorin e kryeqytetit, përfshirë edhe fshatrat përreth, po vazhdon të realizohet 24/7 përmes operatorëve të kontraktuar nga Komuna e Prishtinës. Megjithatë, nëpër lagje për ditë me radhë janë parë kontejnerët e stërmbushur me mbeturina.
-
Komuna e Prishtinës arsyetohet se iu kërkua ndihmë nga “Pastrimi” pas kontratës me negocim
-
Punëtorët e KRM “Pastrimi” s’dalin në terren, s’duan t’i ndajnë punët me kompani të tjera
-
Komuna e Prishtinës e ndërmarrja “Pastrimi” arrijnë marrëveshje për ndërprerje të grevës
-
Komuna dhe “Pastrimi” arrijnë marrëveshje për ndërprerje të grevës