Arbëri

Supremja merr vendim, mbetet i pezulluar projekti i “Parkut të Aventurave” në Gërmi

Gjykata Supreme ka marrë vendim që të mbetet në fuqi vendimi për pezullimin e projektit të “Parkut të Aventurave” në Gërmi, deri në vendimin përfundimtar për rastin.

Përmes një konferencë për media, “Grupi për Studime Juridike dhe Politike” dhe “Qytetarët Aktiv” kanë bërë të ditur se gjykata e shkallës më të lartë ka refuzuar ankesën e Komunës së Prishtinës për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit.

Vendimi për anulimin e projektit të “Parkut të Aventurave” në Gërmi ka ardhur pas padisë së GLPS dhe Qytetarët Aktiv se për këtë projekt leja mjedisore është dhënë në kundërshtim me mbrojtjen e natyrës.

Po ashtu, sipas tyre ka pasur shkelje pasi nuk është zhvilluar debat publik për këtë çështje.