Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se parkut të Gërmisë po i rikthehet teleferiku.
Në një shkrim në Facebook, ai ka njoftuar për diskutime me përfaqësues të komunitetit sportiv, organizatave rekreative dhe institucione të tjera, për realizimin e këtij projekti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë. Rikthimi i ski-liftit nuk është thjesht një projekt, është rikthim i një ndjenje që shumëkush e mban mend, dhe një mundësi e re për brezat që vijnë. Gërmia ka qenë gjithmonë më shumë se një park, është hapësira jonë e përbashkët, frymëmarrja e qytetit dhe një potencial i pashfrytëzuar për t’u kthyer në një pistë të vërtetë skijimi dhe pistë për sporte tjerë reakreative. Në një takim të zgjeruar me përfaqësues të komunitetit sportiv, organizatave rekreative dhe institucioneve relevante, janë diskutuar në detaje hapat konkretë për realizimin e këtij projekti, i cili tashmë po merr trajtë të qartë zhvillimore”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ai ka thënë se çdo hap drejt këtij projekti “do të ndërmerret me kujdes maksimal, në përputhje të plotë me standardet më të larta mjedisore dhe kornizën ligjore në fuqi”.
“Në koordinim të ngushtë me institucionet qendrore, po punohet intensivisht për qartësimin e procedurave dhe krijimin e bazës së nevojshme ligjore dhe teknike për jetësimin e këtij projekti. Një zhvillim i madh është në horizont”, ka përfunduar Rama.