Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet pa shenja jete një person në Skenderaj

policia

Një person është gjetur i shtrirë në rrugë në Skenderaj, ndërsa pas dërgimit në emergjencën e qytetit, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

Rasti është raportuar të shtunën.

Sipas raportit të Policisë, viktima është dërguar në emergjencën e Skenderajt, ku është konstatuar se ishte pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.