Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident fatal në Llapnasellë, vdes një motoçiklist

aksident vetur vetura ndeshje

Foto-ilustrim

Një motoçiklist rreth 30-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur të shtunën në mbrëmje, në rrugën Ferizaj–Prishtinë, në Llapnasellë.

Sipas raportit të Policisë, aksidenti ka ndodhur më 24 tetor, rreth orës 23:11, ku janë përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës, ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.