Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq motoçiklisti i aksidentuar një javë më parë

Policia

Një motoçiklist që ishte aksidentuar më 1 gusht ka vdekur të premten në QKUK. 

Policia pati njoftuar se aksidenti pati ndodhur në fshatin Ramun të Pejës ku ishte përfshirë edhe një automjet tjetër. 

Motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda nga aksidenti dhe po trajtohej në QKUK. 

“Ka ndodhë një aksident trafiku ku të përfshirë kanë qenë një automjet me ngasës mashkull kosovar dhe një motoçiklisti mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit motoçiklistin ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Ndërsa me datë 07.08.2026 rreth orës  01:10 viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e PK-së. 

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML-Prishtinë.