Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes në QKUK personi që u aksidentua në fillim të tetorit në Fushë-Kosovë

polic - policia - plagosje - arrest - vrasje

Foto: Driton Paçarada

Një person ka vdekur më 24 tetor në Mjekimin Intensiv, si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 4 tetor në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit të Policisë, viktima ishte duke u trajtuar për plagët e pësuara në aksident, por nuk ka arritur t’u mbijetojë atyre.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është iniciuar si aksident trafiku me fatalitet.