Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq e mitura në Gjakovë që u lëndua në një aksident trafiku në fund të tetorit

polic - policia - plagosje - arrest - vrasje

ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Ka vdekur vajza e mitur e cila ishte aksidentuar më 27 tetor në rrugën “Tirana” në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Policisë ajo ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas raportit të Policisë në aksident ishin të përfshirë dy automjete, njëri me targa të Shqipërisë dhe tjetri me targa vendore.

Si pasojë e aksidentit, pesë persona kishin pësuar lëndime trupore, tre femra dhe dy meshkuj. Në mesin e të lënduarve ishte edhe drejtuesi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili pas trajtimit mjekësor ishte dërguar në mbajtje.

Më 24 nëntor është raportuar se fëmija, e cila po trajtohej në QKUK, nuk ka arritur t'u mbijetojë plagëve. Vdekja e saj është konfirmuar nga ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.