Këmbësori që ishte aksidentuar para tri ditësh në Fushë-Kosovë, ka vdekur të enjten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia ka njoftuar se viktima është goditur nga vetura më 22 dhjetor në rrugën “Shefi Kuleta”.
“Aksidenti ka ndodhur me datën 22 dhjetor në rrugën ‘Shefki Kuleta’ në Fushë-Kosovë, ku kanë që të përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Në aksident lëndime trupore ka pësuar këmbësori (mashkull), i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, nga ku sot jemi njoftuar se i njëjti ka vdekur”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.
Rasti është duke u hetuar nga njësiti i trafikut rajonal në Prishtinë.