Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të hënën në fshatin Janiqisht të Malishevës mes një motoçiklete dhe një veture.
Sipas raportit policor, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:50.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi drejtuesi i motoçikletës, nga pakujdesia, ka kaluar në shiritin e kundërt dhe është përplasur me pjesën ballore të veturës.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës dhe një person tjetër janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
Policia ka njoftuar se më 11 gusht, rreth orës 01:50, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e drejtuesit të motoçikletës.
Edhe
Vdes një person në aksident në Gjakovë
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.