Kryetari i Prishtina, Përparim Rama, përmes një deklarate publike në Facebook ka njoftuar se nuk nevojitet ndarje e buxhetit nga komuna sa i përket çështjes së tramiit elektrik.
Sipas Ramës, projekti nuk do të financohet nga buxheti komunal, por do të realizohet në bashkëpunim me sektorin privat.
“Nuk ka nevojë të ndahet buxhet nga Kryeqyteti. Projekti po zhvillohet në bashkëpunim me sektorin privat dhe do të financohet përmes angazhimit të kapitalit privat”, ka shkruar ai.
Rama ka bërë të ditur se ky model financimi është bërë i qartë që në ditën kur janë nënshkruar marrëveshjet me operatorët privatë.
Trami elektrik ishte një nga premtimet e Përparim Ramës në garën komunale. Sipas tij, trami parashihej të funksionojë që nga ky vit.
-
Rama prezanton “tramët dhe autobusët elektrikë”, nuk tregon se kur vijnë
-
Tramvaji ishte pjesë e Planit Zhvillimor të Prishtinës që nga 2012-a
-
Rama premton tramvaj elektrik nga viti i ardhshëm
-
Rama: Kemi nisur lirimin e banesave komunale që janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme
-
Akuza të ndërsjella për “foton me autobusë”