Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, i cili po tenton për një mandat të dytë me kryeqytetin, ka premtuar linjën e parë të tramvajit elektrik.
Me anë të një videoje të publikuar në Facebook, Rama ka thënë se që nga viti i ardhshëm do të funksionalizohet linja e re.
Sipas ilustrimit në video, linja fillon nga stacioni i trenit në Fushë-Kosovë, për të vazhduar në zonën industriale, te rrethi në hyrje të Prishtinës, më pas në rrugën “Bill Clinton” e te Mensa e Studentëve, për të vazhduar pranë shkollës “Ismail Qemali” me pikë të fundit rrethin te “Maxi24”.
Ky tramvaj thuhet se do të ketë kapacitet për 300 persona.
Artikuj të ngjashëm
-
Tramvaji ishte pjesë e Planit Zhvillimor të Prishtinës që nga 2012-a
-
Rama prezanton “tramët dhe autobusët elektrikë”, nuk tregon se kur vijnë
-
Rama: S'ka nevojë të ndahet buxhet nga Kryeqyteti për tramin elektrik
-
Rama prezanton linjat e reja të autobusëve në kryeqytet dhe fshatra
-
Akuza të ndërsjella për “foton me autobusë”