Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar foto se si do të duken 15 autobusë elektrikë dhe dy tramë, por nuk ka treguar datën se kur do të vijnë.
Ai ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme kanë përkrahur operatorët në proces të financimit për këto mjete.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kështu do të duken autobusët e rinj të Kryeqytetit Modernë, më të qasshëm për të gjithë dhe mbi të gjitha elektrikë. Prishtinën s'ka që e ndal!”, ka shkruar Rama.
Në zgjedhjet lokale që u mbajt vitin e kaluar, Rama pati premtuar se në qershor, Prishtina do të bëhej me tram elektrik. Megjithatë, kjo nuk duket në horizont. Ka premtuar se do të ketë edhe autobusë të rinj.
Rama i reagon Muratit: Me punu s’po ja u do, por me blloku çoheni edhe natën
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati.
Rama e ka quajtur Muratin bllokues.
“U lajmëru bllokuesi! Me punu s’po ja u don. Po për me blloku, çoheni edhe natën”, ka shkruar Rama në Facebook, ndërsa ka shpërndarë postimin e Muratit.
Murati në një postim në Facebook ka thënë se Komuna e Prishtinës nuk i ka ndjekur asnjë procedurë që obligon Ligji për Partneritet Publik Privat dhe ka ftuar organet e rendit të veprojnë. Murati ka reaguar pasi Rama kishte njoftuar se janë përkrahur operatorët në proces të financimit për 15 autobusë elektrikë dhe dy tramë.
Rama ka paraqitur edhe fotot se si do të duken autobusët edhe tramët.
Murati për “tramët e autobusët elektrikë” të prezantuar nga Rama: Në kundërshtim me ligjin
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se të mërkurën janë përkrahur operatorët në proces të financimit për 15 autobusë elektrikë dhe dy tramë.
Ai ka paraqitur në Facebook fotot se si do të duken autobusët dhe tramët.
E Murati ka thënë se ofrimi i shërbimeve të transportit publik përmes operatorëve privatë mund të bëhet, por sipas procedurave të parapara me Ligjin për Partneritet Publiko Privat, duke siguruar që paraja publike nuk keqpërdoret. Ai u ka bërë thirrje organeve të rendit të veprojnë.
“Komuna e Prishtinës nuk ka ndjekur asnjë procedurë që e obligon Ligji në fuqi, prandaj çfarëdo aranzhimi, marrëveshje apo kontrate që është nënshkruar në lidhje me këtë çështje, ajo është në shkelje të plotë të Ligjit për Partneritet Publiko Privat. Organet e rendit do duhej të vepronin sa më parë në lidhje me këtë rast në mënyrë që të parandalohet keqpërdorimi i parasë publike”, ka shkruar Murati në Facebook.