Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Komuna ka nisur aksionin për lirimin e banesave komunale që, sipas tij, prej vitesh janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme.
Përmes një postimi në Facebook të shtunën, Rama ka thënë se bëhet fjalë për banesa që janë përdorur pa kontrata dhe pa bazë ligjore, duke theksuar se prona publike nuk mund të trajtohet si pronë private.
“Po vazhdojmë me vendosmëri lirimin e banesave komunale që për vite me radhë janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme, pa kontrata dhe pa bazë ligjore. Prona publike nuk mund të uzurpohet e as të trajtohet si pronë private. Detyrimi ynë është ta mbrojmë, ta kthejmë në funksion të ligjit dhe ta menaxhojmë me përgjegjësi e transparencë”, ka shkruar Rama.
Ai shtoi se Komuna e Prishtinës do të vazhdojë të veprojë pa kompromis ndaj çdo uzurpimi të pronës komunale, duke theksuar se synimi është kthimi i saj në shërbim të interesit publik.
-
Rama: Shtëpia te Rruga A është ndërtuar pa leje dhe në pronë komunale
-
Rama ia lë fajin VV-së për bllokimin e llogarive të NPB-së
-
“KOHA” kallëzon penalisht kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama
-
Asociacioni i Komunave vendos për protestë para Qeverisë
-
Rama akuzon Qeverinë për favorizim të komunave që udhëhiqen nga VV-ja