Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Apeli vërteton vendimin e Themelores që anuloi lejen mjedisore për “Parkun e Aventurave” në Gërmi

germia

Foto: Arkiv

Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë ankesën e Komunës së Prishtinës dhe ka konfirmuar se vendimin e Gjykatës Themelore më të cilin u anulua leja mjedisore për “Parkun e Aventurave” në Gërmi. 

Për këtë ka njoftuar Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), e cila ka e kishte paditur Komunën për këtë vendim. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjykata e Apelit përmes aktvendimit të datës 18 maj 2026, e ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Komunës së Prishtinës, duke e konfirmuar kështu Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë e cila kishte aprovuar padinë e CSL-së dhe kishte anuluar lejen mjedisore komunale për projektin ‘Parku i Aventurave’”, thuhet në njoftimin e CSL-së.

Gjykata Themelore në Prishtinë në qershor të vitit 2024 e pati anuluar vendimin e Komunës së Prishtinës lidhur me lejen mjedisore për realizimin e projektit “Parku i Aventurave” në Peizazhin e Mbrojtur të Parkut Gërmia.

Vendimi ishte marrë tri vjet pas padisë nga Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike.