Ndërmarrja “Sport Marketing” ka njoftuar të martën se Pishina e Gërmisë do të jetë e mbyllur deri në përfundimin e analizave të ujit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
Kjo ndërmarrje ka thënë se kërkesa për mbyllje të përkohshme është bërë nga Inspektorati Sanitar.
“NPL “Sport Marketing” Sh.A. rregullisht kontrollon cilësinë e ujit dhe bën matjen e vlerave përkatëse, në përputhje me standardet dhe procedurat e brendshme të mirëmbajtjes. Gjendja e përgjithshme e Pishinës së Gërmisë është e mirë, si në aspektin e cilësisë së ujit, ashtu edhe të ambienteve brenda saj. Megjithatë, duke marrë parasysh rregullat dhe procedurat e IKSHPK-së për pishinat publike, si dhe për hir të transparencës dhe korrektësisë ndaj qytetarëve, do të presim rezultatet zyrtare nga Instituti para vazhdimit të punës. Si ndërmarrje, respektojmë dhe zbatojmë vendimet e organeve përgjegjëse, duke pasur si prioritet kryesor sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve”, thuhet në njoftim.
Kjo ndërmarrje ka njoftuar se sapo të ketë rezultatet zyrtare do të njoftojë për hapat e mëtejmë.
-
Uji i Pishinës së Gërmisë rezulton brenda standardeve
-
Komuna e quan “alarm të panevojshëm” njoftimin e IKSHPK-së për Pishinën e Gërmisë
-
Mbyllet Pishina e Gërmisë
-
IKSHPK: Uji i Pishinës së Gërmisë nuk i plotëson standardet
-
Pishina e Gërmisë mbyllet shkaku i dyshimeve se uji nuk i përmbush kushtet bazë