Arbëri

IKSHPK: Uji i Pishinës së Gërmisë nuk i plotëson standardet

Pishina e Gërmisë

Pishina e Gërmisë

Mostrat e marra nga uji i pishinës së Gërmisë në Prishtinë kanë rezultuar se ky ujë nuk i plotëson standardet. 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se po bën monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit ne këtë pishinë publike.

“Ekspertët e Ekologjisë Humane nga IKSHPK kanë marrë mostra për analizë laboratorike nga uji i kësaj pishine, të premten më 19 korrik 2025. Rezultatet e këtyre mostrave te lëshuara me 22 korrik 2025, treguan se parametrat mikrobiologjikë nuk plotësuan standardet për ujin e pishinës. Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë vizitë në këtë pishinë, në të njejtën ditë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa më 23 korrik janë marrë mostra të përsëritura dhe rezultatet përfundimtare pritet të jenë të gatshme më 25 korrik.

Në raportin e IKSHPK-së të analizave nga uji thuhet se “nga pamja vizuale konstatuam papastërti (prezencë të algave) si pasojë e rritjes së Nitrateve (NO3) , të cilat kanë mundur të vijnë nga prania e djersëve, urinës etj”. 

Edhe nga raporti i analizave i datës 21 korrik tregon se prania e nitrateve ishte në dyfishin e vlerave të lejuara. Gjithashtu edhe numri i baktereve mezofile , sipas raportit te analizave i datës 22 korrik ishte mbi vlerat referente të lejuara.

“Prandaj me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik që në këtë rast ka si preventive : 1 ) shmangien e Infeksioneve të syve ( Konjuktivit ), 2 ) Infeksione të veshëve ( Otiti ), 3 ) infeksione te lëkurës, 4) Infeksione gastrointestinale etj., pra janë marr masa, ku pishina është mbyllur përkohësisht deri në raportin e analizave pasuese, pra deri në përmirësimin e kualitetit të ujit”, thuhet nga IKSHPK. 
 

Komuna e quan “alarm të panevojshëm” njoftimin e IKSHPK-së për Pishinën e Gërmisë

1 d. më parë / 24 kor 2025 14:25
pishina

Komuna e Prishtinës e ka quajtur “alarm të panevojshëm” njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për ujin e pishinës së Gërmisë. 

Në komunikatën e Komunës thuhet se rezultatet përfundimtare të mostrave, ashtu siç ka thënë edhe IKSHPK, do të publikohen më 25 korrik. Andaj, sipas Komunës, deklaratat e para kësaj date rrezikojnë të dezinformojnë. 

“Kryeqyteti njofton opinionin publik se Ndërmarrja Publike Lokale ‘Sportmarketing’, me vetiniciativë, ka inicuar nënshkrimin e një marrëveshjeje me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), me qëllim të marrjes dhe analizimit të mostrave të ujit, si dhe monitorimit javor të cilësisë së tij në Pishinën e Gërmisë”, thuhet në komunikatë.
Komuna ka bërë apel për përgjegjësi në komunikimet publike.