Arbëri

Mbyllet Pishina e Gërmisë

pishina

Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka mbyllur përkohësisht pishinën e Gërmisë në Prishtinë. 

Vendimi ka ardhur pas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike se motrat e marra nga pishina kanë rezultuar se uji i saj nuk përmbush standardet. 

Kjo pishinë qe mbyllur më 14 korrik për katër ditë për shkaqe të inspektimit të pompave të filtrimit të ujit dhe kryerjen e analizave të ujit. 

VIDEO:

IKSHPK ka thënë se më 23 korrik i ka marrë edhe mostrat e tjera nga uji i pishinës dhe rezultatet do të publikohen më 25 korrik. 

Ndërkohë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, duke reaguar për mbylljen e pishinës, ka thënë se pret që ky problem të zgjidhet së shpejti.

“Për shkak të thatësisë së madhe pishina në Gërmi ka pasur problem edhe për mbushje e saj. Fillimisht e kanë pasur një marrëveshje me ujësjellësin që t’i ndihmojë gjatë natës, por sa e di atë marrëveshje e kanë ndalur. Me çështjen e pastërtisë janë duke u marrë dhe besoj se këto ditë do të zgjidhet edhe kjo çështje”, ka thënë Rama.