Pishina e Gërmisë do të mbyllet nga data 15 deri më 19 korrik.
Sipas ndërmarrjes Sport Marketing, mbyllja do të bëhet për shkaqe të inspektimit të pompave të filtrimit të ujit dhe kryerjen e analizave të ujit sipas udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik.
“Ju njoftojmë se për shkaqe të Inspektimit detal të pompave të filtrimit të ujit dhe kryerjen e analizave të ujit sipas udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, Pishina e Gërmisë do të mbyllet nga data 15-19 korrik dhe të rihapet në ditën e shtunë”, thuhet në njoftim.