Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Pishina e Gërmisë tashmë është hapur.
Njoftimi i komunës është dhënë të dielën e 21 qershorit, pa dhënë detaje të tjera.
“Dyert e Pishinës së Gërmisë janë hapur. Ju mirëpresim”, thuhet shkurtazi në njoftim.
Vitin e kaluar kjo pishinë është mbyllur disa herë në pikun e verës për shkak të dyshimeve se uji nuk i përmbush kushtet bazë.