Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Spitali i Pejës mbyll përkohësisht ambulancat specialistike

Spitali i përgjithshëm i Pejës, nga dita e hënë nuk ofron asnjë shërbim për pacientë në ambulancat specialistike.

“Ju njoftojmë se Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar, bazuar në Qarkoren Informative të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për t'u mbrojtur nga Covid-19, ka pezulluar punën e Ambulancave Specialistike, ka ndërprerë programin jo urgjent të operacioneve dhe procedurave tjera terapeutike dhe diagnostike. Do të trajtohen vetëm rastet emergjente. Ky vendim vlen deri në një vendim tjetër”, thuhet në njoftimin e këtij spitali të hënën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo