Vetëm gjashtë vetura të ndihmës së shpejtë, ka në dispozicion spitali rajonal i Pejës.
Me këtë veturë, spitali mundohet që të kryejë shërbime, por shpesh gjatë intervenimit kjo veturë i ka lënë pacientët në rrugë, raporton KTV.
Sipas qytetarëve, autoambulancat nuk janë në gjendje të mirë për të funksionuar.
Shefi i shërbimit teknik të spitalit të Pejës, Idriz Kurmehaj, tha se të gjitha autoambulancat i kanë donacion.
Ndërsa, drejtori Skënder Dreshaj, tha se pritet që shumë shpejt të pajisen me autoambulanca të reja.
Ndryshe, ky është viti i parë që nga paslufta, që spitali i Pejës, ka buxhet 100 mijë euro nga Ministria e Shëndetësisë për blerjen e autoambulancave.
Artikuj të ngjashëm
-
Ambulanca e Spitalit të Pejës aksidentohet nga vetura në të cilin ishin familjarët e pacientit
-
Spitalit të Pejës i ndahet një autoambulancë, ndihmë e BE-së në luftimin e COVID-19
-
Spitali i Pejës mbyll përkohësisht ambulancat specialistike
-
MSH-ja s’e zgjidh çështjen e mungesës së autoambulancave, komunave u mungojnë ato
-
Spitali rajonal i Pejës s’ka barna, pacientët i blejnë ato vetë