Në barnatoren qendrore të Spitalit Rajonal të Pejës, nuk mund të gjesh të gjitha barnat e listës esenciale.
Sipas pacientëve, ka raste të shumta kur barnat duhet t’i mbulojnë me shpenzimet e veta.
Mungesën e barnave, e pranon edhe stafi mjekësor.
Sipas tyre, mungesa e disa prej barnave esenciale, vjen si pasojë e bartjes së kompetencave nga Ministria e Shëndetësisë në SHSKUK.
SHSKUK- ja, përmes telefonit, i ka thënë KTV- së se është çështje muajsh bartja e kompetencave dhe lidhja e kontratave të reja për furnizimin me barna të listës esenciale.
Sipas tyre, janë edhe disa propozime të reja për t’u futur në listën esenciale, të cilat do të jenë në të mirë të pacientëve që do të trajtohen në të gjitha spitalet e vendit.
-
Deputetët opozitarë ftojnë pacientët të padisin shtetin për blerje të barnave që duhet t’i marrin falas
-
Mungesa e barnave nga Lista Esenciale prek 177 pacientë në dializë
-
Pacientët kërkojnë kompensim për barnat esenciale që i blenë vetë
-
Pacientët i blejnë vetë barnat - menaxhmenti i ShSKUK-së s'e mban zotimin për publikimin e gjendjes në stok
-
Në mungese barnash nga Lista Esenciale, shteti obligohet t’i rimbursojë pacientët