Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se është vendosur që të pezullohet puna në ambulancat specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të gjendjes epidemiologjike në vend dhe rritjes së vazhdueshme të rasteve me COVID-19.
Sipas njoftimit, QKUK-ja do të vazhdojë të ofrojë shërbime shëndetësore për rastet emergjente që kanë nevojë për trajtim mjekësor.
Vendimi vlen deri në një vendim të ri.
Aktualisht në Kosovë janë më shumë se 8200 raste aktive me koronavirus, ndërsa kryeministri Avdullah Hoti njoftoi se më shumë se 600 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
SHSKUK: Më 22 shtator rifillon puna në ambulancat specialistike
-
Prej të martës nuk do të ketë shërbime ambulatore në SHSKUK
-
Ndalet rryma në QKUK, jashtë funksionit sistemi elektronik në ambulancat specialistike
-
QKUK-ja ua ndalon parkimin në oborr të saj tri kategorive të automjeteve
-
Në QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 123 pacientë për COVID-19