Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se sot është ndërprerë energjia elektrike në hapësirat e saj. Sipas njoftimit të gjitha shërbimet po ofrohen sikurse zakonisht, përveç në ambulancat specialistike, në të cilat thuhet se, akoma nuk po funksionon sistemi elektrik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç iu ka thënë KEDS-i, bëhet fjalë për një defekt jashtë hapësirave të QKUK-së.
“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se sot, rreth orës 11:50, ka ndodhur një ndërprerje e paplanifikuar e furnizimit me energji elektrike. Sipas informacioneve nga KEDS, bëhet fjalë për një defekt jashtë hapësirave të QKUK-së. Menjëherë pas ndërprerjes, gjeneratorët në të gjitha klinikat me ndjeshmëri të lartë janë aktivizuar automatikisht, duke bërë që puna dhe ofrimi i shërbimeve të mos ndërpriten asnjë moment. Aktualisht, situata në QKUK është nën kontroll, ndërsa të gjitha shërbimet esenciale po ofrohen normalisht. Përjashtim bëjnë vetëm ambulancat specialistike, ku për shkak të mungesës së energjisë elektrike nuk funksionon sistemi elektronik”, thuhet në njoftim.