Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KEK-u njofton për telashe me elektrofiltra në termocentralin “Kosova A”

KEK

Foto: Ilustrim

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se në Termocentralin “Kosova A” është evidentuar një ndërprerje e përkohshme në funksionimin e elktrofiltrave.

Në njoftimin publik, KEK-u ka thënë se ekipet teknike pas evidentimit po merren me identifikimin e shkakut dhe me ndërhyrje për sanimin e defektit e rikthim të funksionalitetit të plotë të sistemit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se në Termocentralin “Kosova A” është evidentuar një ndërprerje e përkohshme në funksionimin e elektrofiltrave, si pasojë e një ndërprerjeje në qarkun elektrik të ndërprerësve të kompresorëve të ajrit me automatizëm, e cila ka shkaktuar ndaljen automatike të operimit të elektrofiltrave. Menjëherë pas evidentimit të situatës, ekipet teknike kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e plotë të shkakut, ndërsa aktualisht janë duke u zhvilluar ndërhyrjet për sanimin e defektit dhe rikthimin e funksionalitetit të plotë të sistemit”, thuhet në njoftim.

Përderisa nuk është bërë e ditur për pasojat që do të mund të ndodhin si pasojë e kësaj ndërprerjeje të përkohshme, KEK-u ka thënë se po merr masa parandaluese për t’i mbrojtur asetet e tjera dhe për të minimizuar çdo rrezik potencial për sistemin.

“Korporata Energjetike e Kosovës mbetet e përkushtuar për menaxhim profesional të situatës, transparencë ndaj opinionit publik dhe rikthim sa më të shpejtë në operim normal, në përputhje me standardet teknike dhe mjedisore në fuqi”, thuhet në njoftim.

Lexues të KOHËS kanë dërguar fotografi të shtunën në mëngjes që tregojnë për tym më të pazakontë nga Obiliqi.

Sivjet është paraparë projekti i modernizimit të turbinave. Në termocentralin “Kosova B1” është nisur ndërrimi i elektrofiltrave, ndërsa në fund të pranverës jashtë funksionit pritet të jenë edhe njësia A4 dhe më pas gjatë verës edhe A3-shi.

KEK-u thotë se është stabilizuar sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”

1 muaj më parë / 25 pri 2026 21:22
KEK-u thotë se është stabilizuar sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar të shtunën në mbrëmje se është stabilizuar funksionimi i elektrofiltrave në Termocentralin Kosova A, pas defekteve që u raportuan mëngjesin e sotëm e ku u pa tym i madh nga Obiliqi.

Sipas njoftimit të KEK-ut, problemi ishte shkaktuar nga një ndërprerje në qarkun elektrik të ndërprerësve të kompresorëve të ajrit me automatizëm, por situata është tejkaluar me sukses falë reagimit të shpejtë të stafit teknik.

KEK-u bën të ditur se janë realizuar të gjitha ndërhyrjet e nevojshme për sanimin e plotë të gjendjes dhe rikthimin në funksion normal të elektrofiltrave.

Gjatë gjithë periudhës së ndërprerjes, sipas kompanisë, janë zbatuar masa operative dhe parandaluese për mbrojtjen e aseteve dhe për menaxhimin e situatës në përputhje me standardet teknike dhe mjedisore në fuqi.

Në fund, KEK ka shprehur mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin e stafit të termocentralit, duke theksuar se mbetet e përkushtuar për operim të sigurt, transparent dhe të qëndrueshëm.

Prokuroria autorizon Policinë për të hetuar ndotjen nga KEK-u

1 muaj më parë / 25 pri 2026 15:09
KEK-u

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se e ka autorizuar Policinë për të kryer hetime lidhur me ndotjen e ajrit nga Korporata Energjetike e Kosovës në Obiliq të shtunën.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ka pranuar informacione dhe një video-incizim,  mbi bazën e  të cilave ekzistojnë dyshime për ndotje të ajrit përmes tymit që po shkaktohet nga oxhaku  në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në Komunën  e Obiliqit. Në lidhje me këtë rast, Prokurori  i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë  të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të verifikimit dhe sigurimit të provave relevante”, bëhet e ditur në një komunikatë për media.

Sipas njoftimit, rasti po trajtohet në drejtim të veprës penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’’.

Më herët gjatë ditës, pas tymit të madh që dilte nga termocentrali Kosova A, KEK-u njoftoi se bëhet fjalë për telashe me filtra në këtë njësi.