Duke nisur nga dita e nesërme, e martë, nuk do të ketë shërbime ambulatore në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Burimet e KOHËS kanë konfirmuar se sot është duke u bërë mbyllja e ambulanteve specialistike të SHSKUK-së dhe nga nesër nuk do të ketë shërbime për qytetarët.
Ambulantat specialistike pritet të mbushen me shtretër për pacientët e infektuar me COVID-19 pas gjendjes së rënduar nëpër spitale.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u regjistruan 36 raste të vdekjeve nga COVID-19 dhe 1630 raste pozitive.