Arbëri

SHSKUK: Më 22 shtator rifillon puna në ambulancat specialistike

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën, më 22 shtator, do të rinisë puna në ambulancat specialistike.

Puna ishte pezulluar për shkak të rasteve me COVID-19, por pas rënies së numrit të pacientëve të hospitalizuar me COVID-19 është vendosur të rifillojë puna në ambulancat specialistike.

Po ashtu siç ka bërë të ditur SHSKUK-ja nga sot janë liruar hapësirat e klinikave interne, dhe më nuk ka pacientë me COVID-19.

“Pritet që pas dezinfektimit të hapësirave klinikat të kthehen në hapësirat e tyre”, thuhet nga SHSKUK.