SHSKUK-ja ka njoftuar se klinikat Interne të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, (Klinika e Endokrinologjisë, Gastroenterologjisë, Hematologjisë, Nefrologjisë dhe Reumatologjisë), pritet që së shpejti t’i kthen punës normale në hapësirat e tyre.
Sipas njoftimit, kjo pasi që për disa muaj ato hapësira u shfrytëzuan për trajtim të rasteve me COVID-19, e njohur si Njësia COVID/3.
SHSKUK thotë se në këto hapësira është bërë pastrimi, dezinfektimi dhe në koordinim me shërbimin për infeksione brendaspitalore dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike do të merren strishot dhe do të bëhet hulumtimi i air-ndotjes.
Artikuj të ngjashëm
-
SHSKUK: Më 22 shtator rifillon puna në ambulancat specialistike
-
Për herë të parë asnjë pacient me COVID-19 në Klinikën Infektive të QKUK-së
-
Në SHSKUK po trajtohen tre pacientë me COVID-19
-
Tre pacientë me COVID-19 po trajtohen me oksigjenoterapi
-
SHSKUK: 7 pacientë me COVID-19 po marrin trajtim mjekësor