Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se është marrë vendim që autoambulancat e spitaleve private, automjetet që bartin kufomat dhe veturat e taksive nuk do të lejohen të qëndrojnë në oborrin e QKUK-së.
Ky vendim është marrë me qëllim që të përmirësohet efikasiteti i shërbimeve emergjente dhe të lehtësohet lëvizja e qarkullimi brenda oborrit të QKUK-së.
“Ky vendim është marrë për të përmirësuar efikasitetin e shërbimeve emergjente dhe për të lehtësuar lëvizjen dhe qarkullimin brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitarë të Kosovës, me ç ‘rast të lirohet parkingu i QKUK-së, për pacientë”, thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se kjo masë është e nevojshme për të siguruar që hapësira dhe parkingu i QKUK-së, të jetë i dedikuar për emergjencat dhe pacientët që kanë nevojë për shërbime të menjëhershme, si dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve mjekësore për qytetarët.
-
Parkingu i QKUK-së, barrë shtesë për pacientët dhe familjarët
-
Kërkohet përgjegjësi institucionale për kushtet në Pediatri
-
QKUK-ja merr masa ndaj katër infermierëve dhe suspendon një punëtor teknik pas ankesës së një qytetareje
-
Supremja shfuqizon tarifën prej 3 eurosh për shoqëruesit e pacientëve në QKUK
-
Supremja shfuqizon tarifën prej 3-eurove për shoqëruesit e pacientëve në QKUK